Video/ Broja ngec si titullar ndaj Wolves: Chelsea thyhet nën goditjet e Lemina e Doherty

Ndeshja e javës së tetëmbëdhjetë të Premier League pa Wolverhampton të triumfojë 2-1 ndaj Chelsea. Rikthimi i sulmuesit të kombëtares Armando Broja si titullar nuk bëri punë, me Wolves që mori fitoren me golin me kokë në minutën e 51′ të Lemina dhe atij në minutën e 93′ nga Doherty. I kotë goli i parë i Nkunku me fanellën e Blues në minutën e 96′. Pochettino (humbja e tretë në katër javët e fundit në kampionat) arrihet në renditje me 22 pikë pikërisht nga O’Neil.

Pochettino zgjedh treshen Palmer-Jackson-Sterling në mbështetje të qendërsulmuesit Broja. Vendasit i besuan Hwang dhe Sarabia në mbështetje të Matheus Cunha. Chelsea mori frenat e ndeshjes në fillim, por vujti të krijonte mundësi konkrete për shënim për gjysmë ore, deri kur Sterling rrezikoi dy herë. Fillimisht nuk gjeti shënjestrën e duhur në një goditje dënimi dhe më pas u ndal nga José Sà. Në fund të pjesës së parë, Gallagher provoi fatin me një goditje me të djathtën nga distanca, por portieri vendas ishte vigjilent.

 

SHTESA E ÇMENDUR

Pas rifillimit, Wolves kaluan në epërsi me golin e ish-lojtarit të Juventus, Mario Lemina. Në minutën e 51′, në krosimin e Sarabia, me kokë mposhti Petrovic. Pochettino hodhi në fushë Nkunku dhe Mudryk pas një ore lojë, duke larguar 22 vjecarin Broja. Sidoqoftë, ishte Cunha ai që ishte afër dyfishimit të epërsisë në minutën e 75′. Vetëm rrjetë e jashtë për brazilianin, por në 11 minutat shtesë ndodh gjithcka. Zëvendësuesi Doherty dyfishoi epërsinë në minutën e 93′, duke përfituar nga një gabim i bujshëm i Badiashile. Tre minuta më vonë erdhi edhe goli i parë i Nkunku në Premier League. Ndeshja përfundoi 2-1, me këto tre pikë që i japin Wolves bashkimin me Chelsea në renditje me 22 pikë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top