VIDEO/ Broja dëmtohet sërish, del mes lotësh me barrelë nga fusha

Armando Broja nuk gjen paqe. Pasi u rikthye nga dëmtimi i gjatë dhe u aktivizua në ndeshjen e Kupës që Everton luajti ndaj Peterbrough, ylli kuqezi u lëndua sërish.

Broja hyri në fushë në minutën e 68-të të ndeshjes, por pas më pak se 15 minutash pati një ndërhyrje nga një lojtar kundërshtar. Ndërhyrja nuk dukej e rëndë, por duket se Broja mbështeti keq këmbën në tokë.

Futbollisti u largua nga fusha me barrelë ndërsa në një moment mjekët i vendoën edhe maskën e oksigjenit. Rreth situatës së tij, klubi anglez do të sqarojë më shumë në ditët në vijim, kur edhe të kenë dalë përgjigjet e analizave mjekësore.

Broja kaloi te Everton, në formë huazimi nga Chelsea. Deri më tani, ai ka luajtur 5 ndeshje në kampionat, por pa lënë shenjë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top