Milan e Real Madrid bëjnë të tyren vajtjen e cerekfinaleve të Champions League. Kuqezinjtë mposhtin Napolin favorit me një gol të Bennacer. Pa Osimhen, skuadra e teknikut Spalletti nuk mundi të rezistojë në San Siro dhe e mbylli me 10 lojtarë. Anguissa u ndëshkua me dy kartonë të verdhë në pak minuta, por Milan nuk përfitoi. Në ndeshjen tjetër, Real Madrid siguroi me dy gola fitoren e parë ndaj Chelsea. Benzema e Asensio e mbajnë të qetë teknikun Ancelotti, para kthimit në Londër.
MILAN 1-0 NAPOLI
Milan përsëriti fitoren e kampionatit 10 ditë më parë, duke mundur 1-0 Napolin në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions. Kuqezinjtë do të kthehen në Maradona pas 6 ditësh me një avantazh të vogël, por shumë të rëndësishëm. Të kaltrit e nisën mirë dhe krijuan 6 raste për gol në 13 minutat e para pa shënuar. Milan u bë i rrezikshëm në pjesën e fundit kur gjeti golin e fitores me Bennacer (40′). Të besuarit e Piolit goditën edhe traversën me Kjaer në kohën e shtesë. Në pjesën e dytë Napoli barazoi traversat, me goditjen e Elmas, por jo golat. Të kaltrit mbetën me 10 lojtarë për përjashtimin e Anguissa, për shumë kartonësh të verdhë (74′). Në minutën e 87′ Maignan mbajti të paprekur portën me një super ndërhyrje ndaj Di Lorenzo. Në fund, Olivera ishte afër barazimit me një goditje me kokë. Në ndeshjen e kthimit, Spalletti do të duhet të bëjë edhe pa Kim, i skualifikuar.
REAL MADRID 2-0 CHELSEA
Real Madrid hedh një hap drejt gjysëmfinales, me 1-0 ndaj Chelsea në Bernabeu. Blancos tentuan të merrnin menjëherë kontrollin e ndeshjes, por mundësia e parë ishte e Blues. Kundërsulm i Joao Felix, që dribloi një mbrojtës para se të hipnotizohet nga Courtois në dalje. Londinezët prisnin prapa, duke përdorur rinisjet, të udhëhequr nga Kante i rigjetur. E megjithatë, Benzema i dha epërsinë skuadrës së tij në minutën e 22′. Goditja e Vinicius u grushtua nga Kepa, por francezi e shtyu në rrjetë. Reagimi i Chelsea ishte i menjëhershëm me Sterling që kaloi Militao, por u ndal nga Courtois. Pjesa e dytë u hap me një goditje të bukur të Modric, që fshikulloi traversën. Në minutën e 59′, megjithatë, gjërat u komplikuan për anglezët. Rodrygo u pengua parregullsisht nga Chilwell që u ndëshkua me kartonin e kuq. Real vazhdoi të shtyjë në kërkim të dyfishimit dhe e gjeti në minutën e 74′. Në zhvillimin e një goditje këndi, Vinicius shërbeu për Asensio që mposhti Kepan. Përfundoi 2-0 për Real, me Ancelottin një hap larg gjysmëfinales. Pas gjashtë ditësh kthimi në Stamford Bridge.
.