Video/ Benfica u eliminua, tifozët ‘djegin’ San Siron: tymuese e shashka nga unaza e tretë e 5 policë të plagosur

Klima në San Siro u ndez zjarr nga tifozët e Benfica. Nga niveli i tretë, ku ishin akomoduar tifozët miq, u hodhën në sektorët poshtë tyre bomba tymuese dhe fishekzjarre. Si pasojë pati përplasje të ashpra jashtë stadiumit pas ndeshjes. Transferta e tifozëve portugezë të Benfica ishte e trazuar. Në qytet dhe në stadium luzitanët u bënë protagonistë të trazirave. Në disa rrugë përreth stadiumit ka pasur tentativë për të sulmuar tifozët e Inter, të cilët kanë përfunduar në shënjestrën e njëqind luzitanëve. Aksioni i efektivëve të policisë ka penguar përshkallëzimin e situatës, por nga kjo përplasje kanë mbetur të plagosur lehtë 5 efektivë.

Për më tepër, disa tifozë portugezë, në përpjekje për të hyrë nga rrugë alternative, në krahasim me ato të rezervuara për ta për arsye të rendit publik, thirrën agjentët e sigurisë që i shoqëruan deri në hyrje.

 

SHASHKA E TYMUESE NGA UNAZA E TRETË
Gjatë ndeshjes së Champions, 6000 tifozët e Benfica të pranishëm në unazën e tretë hodhën fishekzjarre, shashka dhe tymuese në sektorët poshtë tyre ku ndodheshin tifozët e Inter. Pas gjestit të shëmtuar, tifozët portugez u fishkëllyen nga i gjithë stadiumi, që u përgjigj duke ndezur dritat e mijëra smartfonëve.

Gjatë mbrëmjes, rreth 20 tifozë të Benfica u arrestuan nga policia. Mes tyre, dy tifozë do ta paguajnë me përjashtim. Ata janë kapur në posedim të materialeve të rrezikshme dhe mjeteve piroteknike.

 

 

 

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top