Video/ Bellingham show në La Liga, Real përul Almerian: barazim mes Sociedad e Celta Vigo

Në javën e dytë të La Liga, Real Madrid mposhti 3-1 Almerian me përmbysje. Pas avantazhit të vendësve, në minutën e 3′ me Arribas, protagonist i madh ishte Jude Bellingham. Për anglezin dygolëshi i parë personal (19′, 60′) dhe asist për golin e tretë të Vinicius (73′). Ndeshja mes Real Sociedad dhe Celta Vigo përfundoi në barazim 1-1, me Benitez që rrëmbeu një pikë në minutën e 94′ falë Mingueza. Në ndeshjen tjetër, Athletic Bilbao imponohet 0-2 në fushën e Osasuna.

Rikthim 3-1 për Real Madrid në Almeria. Blancos u befasuan në fillim, kur në minutën e 3′ pësuan 1-0 e kundërshtarit. Në kundërsulm Robertone gjeti në shtyllën e largët Arribas (ish i ndeshjes), i cili shënoi golin e hapjes. Reagimi i lojtarëve të Ancelottit nuk vonoi. Në minutën e 19′ Bellingham e gjeti topin në këmbë në zonë pas një kthimi mbrapa dhe nuk hezitoi ta shtyjë në rrjetë për barazimin 1-1. Në fund të pjesës së parë, Reali mund të kishte përfunduar rikthimin, por 2-1 i Kroos u anulua pas kontrollit të VAR për një faull brenda aksionit.

 

 

Megjithatë, avantazhi i ri i Merengues është në ajër pas rifillimit. Pas një orë lojë, një top i jashtëzakonshëm nga Kroos, gjeti Bellingham brenda zonës. Anglezi goditi me kokë thuajse pa parw nga porta dhe shënoi golin e 2-1, duke përmbysur rezultatin. Dygolwsh personal me fanellën e Real pwr mesfushorin. Ecuria e shkëlqyer e ish-lojtarit tw Dortmund, megjithatë, nuk ndalet me kaq. Në minutën e 73′, Bellingham shwrbeu për Vinicius, i cili me një prekje të butë fiksoi rezultatin nw 3-1. Real Madrid fiton dhe mbetet me pikë të plota, ndërsa Almeria është ende 0 pas dy ndeshjesh.

 

 

 

LaLiga Spain
Real Sociedad 1-1 Celta Vigo
Almeria 1-3 Real Madrid
Osasuna 0-2 Athletic Bilbao

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top