Video/ Bellingham shemb ‘murin’ e Berlin në të 94’: barazim mes Galatasaray e Copenaghen

Real Madrid fiton 1-0 në raundin e parë të Champions League 2023/24. Merengues, në grupin e Napolit, mundën me vështirësi 1-0 Union Berlin në Santiago Bernabeu. Vendosi goli i Jude Bellingham në minutën e 94′, pas dy shtyllave të goditura nga Rodrygo dhe Joselu. Galatasaray, në ndeshjen tjetër, u rikthye 2-2 kundër Copenhagen. Turqit e panë veten nën dy gola, por më pas rikuperuan në minutat 86′ dhe 88′ me Boey dhe Tetê. Skuadra e Stambollit përfitoi nga epërsia e tyre numerike nga minuta e 73′.

GRUPI A
Rikthim i mrekullueshëm për Galatasaray, që kaloi nga 2-0 në 2-2 në minutat e fundit kundër Copenhagen. Turqit dominuan pjesën e parë, por në minutën e 35′ goditen nga goli i Elyounussi pas asistimit të Lerager. Në pjesën e dytë, djemtë e Buruk u nisën fuqishëm në kërkim të golit të barazimit. Vetëm se Galata u befasua edhe njëherë në minutën e 58′ me golin e dytë të Diogo Gonçalves. Në minutën e 73′ miqtë mbetën me dhjetë lojtarë për shkak të përjashtimit të Jelert (kartoni i dytë i verdhë), duke i hapur rrugën rikthimit të vendasve. Protagonist i madh është Tetê. Në minutën e 86′ ai shërbeu asistin për 2-1 të Boey. E dy minuta më vonë, me pasimin e Zaha, përfundoi rikthimin me golin e 2-2. Mundësi e humbur për Copenhagen, pikë e fituar për Galatasaray.

GRUPI C
Fitore në minutën e fundit për Real Madrid, 1-0 ndaj Union Berlin në Bernabeu. Merengues mbajtën kontrollin e lojës për një kohë të gjatë, por nuk arritën të gjenin rastin e duhur për të bërë të vetën ndeshjen. Në fillimin e pjesës së dytë, skuadra e teknikut Ancelotti iu afrua dy herë avantazhit. Dy shtylla të goditura fillimisht nga Rodrygo dhe më pas Joselu e duk se kopsitën barazimin. E kur tani gjithçka dukej e vendosur, u shfaq njeriu i providencës. I zakonshmi Jude Bellingham i dha Los Blancos tre pikët, me golin e fitores në minutën e 94′. Anglezi shënoi pas një goditje nga këndi. Kështu, Real fiton me vështirësi, duke mundur një Union Berlin solid.

 

 

https://x.com/totalcristiano/status/1704566323789930599?s=20

 

 

 

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top