Video/ Bayern shkel 2-0 mbi PSG, Mbappe e Messi çfarë zhgënjimi në Mynih: në çerekfinale edhe Milan

Bayern Mynih e Milan janë dy skuadrat e tjera që prezantohen në cerekfinale të Champions League. Bavarezët shkatërrojnë në Allianz Arena ëndërrat e PSG për Kupën me veshë të mëdhenj. Skuadra e Nagelsmann likuidon 2-0 francezët, të brishtë e pa ide në Mynih. shënuan Choupo-Moting e Gnabry, zhgënjim total për Mbappe e Messi. Në ndeshjen tjetër, Milan mbën në Londër fitoren e ndeshjes së parë 1-0, duke barazuar pa gola kundër Tottenham. Kaq mjaftoi për kuqezinjtë e Piolit për ta eliminuar Conte.

BAYERN MUNICH 2-0 PSG
Liga e Kampionëve mbetet një tabu për Paris-Saint Germain, që pësoi një tjetër eliminim pa apelim në fazën eliminatore. 1/8 i buzëqesh Bayern Munich, që pas fitores së parë (1-0), u përsërit në Allianz Arena. Golat mbajnë firmën e Choupo-Moting (61′) dhe Gnabry (90′), të cilët ndëshkojnë praparojën e Galtier. Asnjëherë në lojë Messi dhe Mbappé, spektatorë pa pagesë të eliminimit parizien. Mallkimi i Champions vazhdon për francezët, që eliminohen me plot meritë. Të eliminuar në 1/8. Shpenzimi më shumë se të tjerët nuk jep asnjë siguri fitoreje, ndaj edhe ky sezon duhet konsideruar si një dështim për Paris Saint Germain. Francezët janë mundur nga Bayern Munich 2-0. Golat u shënuan nga Choupo-Moting në minutën e 61′ dhe Gnabry në minutën e 89′. Asgjë për të bërë për Messi e Mbappe në një mbrëmje të errët, ku mungoi mbi të gjitha Neymar. E kështu, në fund, turma e Allianz Arena mund të festojë, Bayern shkon në çerekfinale, PSG shkon në shtëpi.

 

 

TOTTENHAM 0-0 MILAN
Milani eliminoi Tottenhamin dhe u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Kuqezinjtë rikthehen në tetë më të mirët e Europës njëmbëdhjetë vjet pas herës së fundit. Skuadrës së Piolit, të fortë në 1-0 e ndeshjes së parë, iu desh vetëm një barazim 0-0 në Londër. Italianët eliminojnë kështu skuadrën e Antonio Conte dhe vazhdojnë rrugëtimin e tyre. Milan i bashkohet Benfica, Chelsea dhe Bayern Munich në çerekfinale. Të besuarit e Piolit ia dolën në fund të një ndeshje mjaft koprace në emocione, në të cilën rrezikuan shumë pak. Milan krijoi gjithësesi më shumë se kundërshtarët e tyre. Shansi më i mirë ishte shtylla e goditur nga Origi. Pastaj, në fund, kuqezinjtë shfrytëzuan më së miri epërsinë numerike për përjashtimin e Romero.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top