Video/ Bayer Leverkusen bën padronin: shpartallon 3-0 Bayern Munich dhe në fluturon +5

Sinjali i parë për titullin nga Bayer Leverkusen, që mbetet i pamposhtur në javën e 21 të Bundesligës. Skuadra e Xabi Alonso shkatërroi Bayern Munich 3-0 në BayArena. Ish-bavarezi Stanisic zhbllokoi rezultatin në minutën e 18′, më pas i zakonshmi Grimaldo (50′) dhe Frimpong (95′) mbyllën llogarinë. Barazime dhe keqardhje për Leipzig (2-2 me Augsburg) dhe Eintracht (1-1 me Bochum), goditje e Heidenheim 2-1 në transfertë ndaj Werder Bremen. Union mundi Wolfsburg 1-0, ndërsa Mönchengladbach-Damstadt përfundoi 0-0.

BAYER LEVERKUSEN-BAYERN MUNICH 3-0

Bayer Leverkusen mposhti Bayern Munich 3-0 në ndeshjen titull dhe rrisin epërsinë e tyre në Bundesligë. Në fazat e hershme të ndeshjes, miqtë u përpoqën të mbanin një qendër graviteti mjaft të lartë, për të parandaluar zotërimin e zakonshëm të topit nga skuadra e Xabi Alonso. Me gjithë vështirësitë fillestare, vendasit morën gjithnjë e më shumë fushën me kalimin e minutave. Bayer frikësoi Neuer në disa raste me Adli. Në minutën e 18′, Aspirinat kaluan në avantazh. Një top brilant i Andrich nga e majta, u shfrytëzua në shtyllën e kundërt nga Stanisic. Pas golit të pësuar, Bayern u përpoq të mbështetej te Musiala, me Kane që mbeti shumë i izoluar përpara. Megjithatë, Leverkusen vazhdoi të ushtrojë presion të fortë dhe flirtoi me dyfishimin disa minuta më vonë, kur Neuer neutralizoi goditjen fluturimthi të Tella. Bavarezët u përpoqën të merrnin inercinë e ndeshjes pa sukses, me pjesën e parë që u mbyll 1-0.

Në fillimin e pjesës së dytë, vendasit goditën sërish. Një trekëndësh i përsosur mes Grimaldo dhe Tella e bëri rezultatin 2-0 në minutën e 50′. Të besuarit e Tuchel e mbajtën topin për një kohë të gjatë në kërkim të golit të barazimit, por zotërimi i topit ishte jashtëzakonisht steril. Në fund, Frimpong vendosi pikën në fitoren e kuqezinjve, duke shënuar golin e tretë në minutën e 95′, në kundërsulm me Neuer jashtë portës. Bayer Leverkusen fiton 3-0 dhe fluturon në krye të Bundesligës, duke u ngritur në 55 pikë, +5 ndaj Bayern, i dyti me 50.

Bundesliga Germany

Augsburg 2-2 RB Leipzig
Borussia Monchengladbach 0-0 Darmstadt
Eintracht Frankfurt 1-1 Bochum
Union Berlin 1-0 Wolfsburg
Werder Bremen 1-2 FC Heidenheim
Bayer Leverkusen 3-0 Bayern Munich

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top