Video/ Barella e LuLa rrëzojnë Atalantën: Inter në Champions matematikisht

Mision i realizuar për Inter. Në javën e parafundit të Serie A, skuadra e Inzaghi mundi 3-2 Atalantën. Në mënyrë aritmetike zikaltrin siguruan kalimin për në Ligën e Kampionëve të radhës. Në Meazza, starti i Inter ishte shkatërrues. Lukaku zhbllokoi ndeshjen pas vetëm 39”, më pas Barella dyfishoi rezultatin në minutën e 3′. Një goditje e dyfishtë që vulosi ndeshjen dhe rezultatin. Pas golit në rrëmujë të Pasalic (36′) që shkurtoi distancën, në pjesën e dytë Lautaro (77′) firmosi trisin pas një aksioni të Big Rom. Në fund autogol i Onana (92′)pas një silure të Muriel nuk i shpëton bergamaskët nga dalja jashtë Champions.

Interi fiton hyrjen në Champions sezonin e ardhshëm duke mposhtur Atalantën me të njëjtin rezultat si në ndeshjen e parë (3-2). Vendi i dytë në renditje dhe ndeshja e të shtunës në Torino kundër granatave do të jetë një formalitet. Inzaghi që në fillim të kësaj jave mund të nisë përgatitjet për finalen e Champions League më 10 qershor. Një avantazh i bukur ndaj Guardiolës që ka përpara finalen e FA Cup kundër Manchester United të shtunën. Suksesi ndaj bergamaskëve është i qartë dhe konfirmon se D’Ambrosio dhe shokët e tij po kalojnë një moment të shkëlqyer. Lodhja e fitores në Kupën e Italisë nuk u ndje sepse Lukaku ishte një ciklon. Big Rom duket se ishte në një nga ditët e arta mes golave, spondave dhe pasimeve filtruese. Nëse dyshja sulmuese kundër City dukej tashmë e vendosur, duke pasur parasysh zgjedhjet e tre muajve të fundit në Champions League (Dzeko-Lautaro gjithmonë titullarë), tani belgu po krijon dilema me paraqitjet e tij. Në 6 paraqitjet e fundit në kampionat Romelu ka 7 gola.

 

Video ketu

Serie A Italy
Salernitana 3-2 Udinese
Spezia 0-4 Torino
Fiorentina 2-1 Roma
Inter 3-1 Atalanta

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top