Video/ Barcelona vuan, kundër Valencia e shpëton Raphinha: Valladolid mposht 2-1 Espanyol

Barcelona mposhti Valencian me rezultatin 1-0 për javën e 24 të La Liga. Raphinha ishte vendimtar për Blaugranat me golin e shënuar në minutën e 16′. Formacioni i Xavi vuajti në pjesën e dytë, në inferioritet numerik për më shumë se gjysmë ore (përjashtohet Araujo në minutën e 59′). Rrëzohen, ndërkohë, katalanasit e Espanyol të mundur 2-1 nga Real Valladolid. Kastilianët kaluan në avantazh me Sanchez (25′) dhe dyfishuan me Aguado (62′). Goli i Braithwaite në fund (87′) ishte i kotë.

BARCELLONA–VALENCIA 1-0
Fitore e vështirë për Barcelonën, që mundi 1-0 Valencian. Blaugranat patën impaktin më të mirë me ndeshjen, duke mbajtur zotërimin e topit. Skuadra e Xavi shkoi përpara në minutën e 16′. Raphinha, në krosimin e Busquets, shënoi me kokë për 1-0. Miqtë u shfaqën vetëm në minutat e fundit, por rezultati nuk ndryshoi më deri në fishkëllimën e dyfishtë. Në fillimin e pjesës së dytë, vendasit patën mundësinë për të dyfishuar. Në minutën e 54′ Ferran Torres humbi penalltinë për të bërë 2-0. Pesë minuta më vonë katalanasit mbeten në inferioritet numerik, për shkak të përjashtimit direkt të Araujo (faull si lojtar i fundit). Gjysmë ora e fundit është vuajtje për Barçën, që u mbrojt me të gjitha forcat. Katalanasit gjithsesi arritën të fitojnë 1-0. Barcelona spikat me 62 pikë, gjithmonë në krye të La Liga. Valencia mbetet e parafundit, ende me 23 pikë.

 


REAL VALLADOLID–ESPANYOL 2-1
Bie skuadra tjetër katalanase. Espanyol mposhtet 2-1 nga Real Valladolid. Ndeshja praktikisht nuk u vu asnjëherë në diskutim, me vendësit që shtynë përpara që në minutat e para të lojës. Avantazhi erdhi në minutën e 25′, me goditjen tokazi me të majtën nga Ivan Sanchez. Goditje nga jashtë zonës, në zhvillimet e një këndore, që tronditi këmbët e miqve. Asnjë reagim nga katalanasit, me dy skuadrat që u rikthyen në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-0. Në pjesën e dytë, panorama ishte e ngjashme dhe pak pas një orë lojë (62′) erdhi dyfishimi. Aksion këmbëngulës i Plata, që shërbeu në qendër për Aguados, që bëri 2-0. Në fund, miqtë shkurtuan distancat, me golin e Braithwaite në minutën e 87′. Përfundoi 2-1, me Real Valladolid që arrin Espanyol në vendin e dymbëdhjetë, me 27 pikë.

 

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top