Video/ Austria i “fik derën” Holandës: fitore e bujshme e Ragnik ndaj Oranje, Lewa i heq kreun Francës

Austria është fituese e bujshme e një grupi me dy favoritë të mëdhenj: Francën e Holandën. Në Grupin D, skuadra e Ragnick mposhti 2-3 Oranje, duke rrëmbyer kreun edhe falë barazimit 1-1 mes Francës e Polonisë. Rikthimi i Mbappe në fushë nuk bëri punë ndaj polakëve që ishin të eliminuar nga Europiani. Lewandowski me penallti barazoi rezultatin, duke zbritur Gjelat në vendin e dytë.

Franca nuk shkoi përtej barazimit 1-1 ndaj Polonisë tashmë të eliminuar, duke përfunduar në vendin e dytë në Grupin D të Euro 2024, pas Austrisë dhe përpara Holandës. Një rezultat thuajse i bujshëm në Dortmund ku portieri polak Skorupski ishte protagonist i të paktën pesë ndërhyrjeve vendimtare ndaj Mbappe, para se të kapitullonte në minutën e 55’. Vetëm me penallti kapiteni francez mundi të kalonte portierin polak. Franca e Deschamps nuk e mbylli rezultatin dhe dhjetë minuta nga fundi pësoi barazimin nga Lewandowski, sërish me penallti, të përsëritur pas pritjes së parë të Maignan.

Në ditën e fundit të grupit D të Euro 2024, Austria mundi Holandën 3-2 dhe zuri vendin e parë të papritur në grup (falë barazimit 1-1 mes Francës dhe Polonisë). Ndeshja në Berlin u vendos nga autogoli i Malen (6′) dhe nga golat e Schmid (59′) dhe Sabitzer (80′). Holandezëve nuk u mjaftuan Gakpo (47′) dhe Depay (75′) për të rikuperuar rezultatin. Humbje sidoqoftë pa dhimbje për Oranje të drejtuar nga Koeman. Me 4 pikë, ata tashmë janë të sigurt se do të avancojnë si një nga skuadrat më të mira të vendit të tretë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top