Video/ Atalanta rihap kampionatin: Gjimshiti e të tjerët leksion Napolit në shtëpi

Në ndeshjen e drekës së javës së 11-të të Serie A, Atalanta mposhti 3-0 Napolin, duke arritur fitoren e 5-të radhazi dhe duke ngadalësuar ecurinë e kryesuesve të kampionatit. Në Maradona, një fitore e merituar e Hyjneshës, e udhëhequr nga një Lookman i papërmbajtshëm: nigeriani zhbllokoi ndeshjen me një të majtë fluturimthi në minutën e 10′. Më pas ai gjeti golin e dytë në minutën e 31′ me një goditje të fuqishme me të djathtën nga jashtë zonës. Lukaku u anulua nga Hien, Kvaratskhelia kaloi një ditë të keqe dhe mundësia më e qartë për të rihapur ndeshjen ishte në kokën e Buongiorno, por Carnesecchi reagoi në mënyrë fantastike (66′). Retegui fiksoi trisin në minutën e 92′ me një goditje me të djathtën, duke turpëruar skuadrën e Antonio Conte në shtëpi. Napoli mbetet i mbërthyer në 25 pikë, Atalanta ngjitet në 22.

Napoli del i lënduar nga kjo përballje që ndez luftën në krye të renditjes. Një Atalanta e bukur dhe shumë solide bën goditjen në stadiumin Maradona, duke i vendosur ndalesën e parë në shtëpi kryesuesve të kampionatit pas pesë fitoreve në pesë ndeshje dhe duke i dhënë fund serisë pozitive të skuadrës së Antonio Conte, që zgjaste prej nëntë javësh. Atalanta bëri më mirë në gjithçka, në impakt, në menaxhim, në cilësinë e lojërave.

I udhëhequr nga një Lookman i jshtëzakonshëm (dygolësh), i pambulueshëm për Napolin, ashtu si De Ketelaere, gjithmonë i pranishëm në aksionet më të rëndësishme. Përfundoi 0-3, me një firmë të momenteve të fundit nga krye golashënuesi Retegui. Stadiumi Maradona duartrokiti dhe falenderoi gjithsesi beniaminët e tyre, por festa ishte e gjitha për Atalantën. Gasp ka krijuar një mekanizëm shumë pranë perfeksionit, i cili duket se nuk ka kufij.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top