Video/ Asnjë vendase nuk fiton në Conference League: West Ham e Nice një hap larg çerekfinaleve

Skuadrat vendase nuk e shfrytëzuan faktorin fushë në ndeshjen e parë të 1/8 të Conference League. Dy fitore në transfertë e një barazim, në tre ndeshjet e para. Dygolëshi i Antonio i dha fitoren West Ham në Qipro. Amraoui shënoi golin vendimtar që i dha Nice fitoren në transfertën e Tiraspol. Nuk pati fitues mes Anderlecht e Villareal në Belgjikë.

AEK Larnaca nuk mund të rezistonte gjatë përballë West Ham. Anglezët ishin një kundërshtar shumë më i kuotuar dhe Antonio nuk vonoi ta bënte të qartë. Sulmuesi shënoi golin e avantazhit në minutën e 36′, duke shfrytëzuar asistin e Benrahma. Ende pa shkuar në pushim skuadra, Antonio dyfishoi për Hammers, pas një pasimi të Declan Rice. Në Londër do të jetë thjesht një formalitet.

 

Barazim në ndeshjen më të rëndësishme, por me Villareal që ka avantazhin ta luajë kualifikimin në shtëpi në kthim. Anderlecht e pa veten në disavantazh në golin e Trigueros. Një pasim i Chukwueze në minutën e 28 kaloi nëndetësen e verdhë përpara. Por Anderlecht barazoi në pjesën e dytë me Dreyer. Në minutën e 57 Amuzu shërbeu për sulmuesin që la të hapur gjithcka për në Spanjë.

Sheriff Tiraspol nuk mund të rezistojë përballë Nice, që mori më të mirën me një gol në shtesën e pjesës së parë. Amraoui vendosi ndeshjen në Moldavi falë një asist të Thuram-Ulien, që i mban francezët të favorizuar për në kthim.

 

Round of 16 Europa Conference League

AEK Larnaca 0-2 West Ham United
Anderlecht 1-1 Villarreal
FC Sheriff 0-1 Nice

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top