Video/ Arsenal po e flak titullin vetë: nga 2-0 në 2-2 në derbin me West Ham e Saka humbi një penallti

Arsenal ndalet sërish dhe, në javën e 31 të Premier League, rikuperohet nga West Ham: përfundon 2-2. Fillim sprint për Gunners, që e bënë rezultatin 2-0 pas vetëm nëntë minutash falë golave të Gabriel Jesus dhe Odegaard. Megjithatë, Hammers reaguan e fillimisht Benhrama shkurtoi distancën me një penallti. Pastaj Bowen përfundoi rikthimin në pjesën e dytë. Tani Manchester City, fitues dje, është vetëm katër pikë larg me një ndeshje për të rikuperuar.

Një tjetër rikthim i pësuar nga Arsenal, që ashtu si një javë më parë në Anfield kaloi në epërsi 2-0 dhe më pas arrihet në 2-2 ndaj West Ham. Gunners iu deshën vetëm shtatë minuta për ta zhbllokuar ndeshjen. Ëhite shërbeu për Gabriel Jesus, që shënoi me lehtësi. Për dyfishimin, u deshën vetëm tre minuta të tjera. Në krosimin e Martinelli në shtyllën e dyti, mbërriti Odegaard, që mposhti sërish Fabianskin. Arsenal u përpoq të vendosë në gjumë lojën me qarkullimin e topit, West Ham e ktheu lojën fizike, nervozoi kundërshtarët dhe shkurtoi distancën në minutën e 32′. Ramsdale pengoi Paquetà në zonë dhe Benrahma nuk gaboi nga pika e bardhë.

PENALLTI E HUMBUR E GOL I PËSUAR NË 120 SEKONDA
Arteta kishte mundësinë të rikthente distancën në fillimin e pjesës së dytë, por në minutën e 52′ Saka humbi një penallti. Sulmuesi i kombëtares konfirmoi kështu momentin e tij negativ. Goli i gabuar, gol i pësuar. Dy minuta më vonë kundërsulmi i Kehrer befasoi mbrojtjen e Gunners, që nuk lexoi futjen e Bowen, që mposhti Ramsdale. Goditja e pësuar nga londinezët ndryshoi inercinë e ndeshjes. Tifozeria vendase shtyu Hammers drejt një rikthimi të bujshëm. Kështu, përfundoi 2-2. Arsenal ngjitet në 74 pikë dhe sheh Manchester City, fitues kundër Leicesterit dje, të afrohet në -4, me një ndeshje ende për ta luajtur.

 

 

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top