Në javën e parë të Premier League skuadrat e mëdha fitojnë menjëherë: pas suksesit të Manchester United, edhe Liverpool dhe Arsenal e hapin sezonin me tre pikë. Reds mposhtën Ipswich 2-0 me golat e Jota dhe Salah. I njëjti rezultat për Gunners kundër Wolves në shenjën e Havertz dhe Saka. Newcastle (1-0 kundër Southampton) dhe Brighton (3-0 jashtë Everton) gjithashtu e nisën në mënyrën e duhur. Nottingham Forest-Bournemouth përfundoi 1-1, por rezultati kaloi në plan të dytë për shkak të dëmtimit të rëndë të Danilo. Mesfushori i Nottingham Forest, pësoi një dëmtim pas një përplasjeje me Semenyo. Braziliani u rrëzua në tokë dhe theu këmbën. Një dëmtim i rëndë që e ndërpreu ndeshjen për disa minuta.
IPSWICH TOWN-LIVERPOOL 0-2
Suksesi i parë i sezonit për Liverpool të Arne Slot: 2-0 në Ipswich Town. Një pjesë e parë më shumë se befasuese për vendasit, të cilët u përpoqën të menaxhonin edhe zotërimin e topit pa u mbyllur në mbrojtje. Alisson u impenjua fillimisht me goditjen me kokë të Greaves dhe më pas në goditjen e Hutchinson, pas rreth gjysmë ore. Reds në vështirësi të vetmen goditje e realizuan pak çaste nga fundi i pjesës së parë, me goditjen nga distanca të Alexander-Arnold që përfundoi mbi traversë.
Në pjesën e dytë, lojtarët e Slot hynë në fushë me një qëndrim krejtësisht ndryshe, duke zhbllokuar ndeshjen pas një orë loje. Pas kombinimit me Arnold në të djathtë, Salah shërbeu asistin për golin e Diogo Jota. Pesë minuta më vonë, egjiptiani i dha fund ndeshjes, duke dyfishuar epërsinë me të majtën. Në 20 minutat e fundit Reds nuk rrezikuan praktikisht asgjë, duke i shkuar pranë edhe golit të tretë. Epoka e pas-Klopp për Liverpool hapet me një fitore. Guximi dhe shumë ide interesante nuk i mjaftuan skuadrës së McKenna.
ARSENAL-WOLVERHAMPTON 2-0
Arsenal e nisi me fitore, 2-0 në Emirates ndaj Wolverhampton. Skuadra e teknikut Arteta e nisi sërish ashtu siç e la sezonin e kaluar, me zotërimin klasik të topit dhe presionin e fortë për të rikuperuar në gjysmën e fushës kundërshtare. Në minutën e 25′ Gunners e thyen bllokimin, me goditjen me kokë të Kai Havertz pas harkimit të Bukayo Saka. Vendasit shpëtuan nga barazimi pas gjysmë ore lojë, vetëm nga ndërhyrja e Raya, që bëri një pritje fantastike në kundërkohë, në goditjen me kokë të Strand Larsen.
Në pjesën e dytë Wolves dolën në fushë me shumë më tepër energji dhe dëshirë për të gjetur golin e barazimit. Ait-Nouri u përpoq të gjente rrjetën në disa raste, por pa sukses. Edhe Cunha tepër i frymëzuar, nuk e shfrytëzoi plotësisht pakujdesinë e mbrojtjes londineze (Saliba në konfuzion të madh). Në minutën e 74′ Saka zgjidhi të gjitha problemet e pjesës së dytë për teknikun Arteta, duke shënuar golin e dytë. Shpresat verdhezinjve u shuan në fund, kur ndeshja u mbyll 2-0. Tre pikët e para për Arsenal, debutim i komplikuar për Wolves.
Premier League England
Ipswich Town 0-2 Liverpool
Arsenal 2-0 Wolves
Everton 0-3 Brighton
Newcastle United 1-0 Southampton
Nottingham Forest 1-1 Bournemouth