Video/ Argjentina në finalen e Kupës së Amerikës, Messi kërkon të jetë edhe në Botëror: “Dua të vazhdoj”

Argjentina kampione në fuqi do të provojë të mbrojë titullin në finalen e Kupës së Amerikës pasi mposhti 2-0 Kanadanë në gjysmëfinale. Vendimtare golat e Julian Alvarez në minutën e 22′ dhe Leo Messi (i 109 me fanellën Albiceleste) në minutën e 51′. Për Messi është goli i 28 në 25 ndeshjet e fundit me Argjentinën dhe i 14 në Kupën e Amerikës.

E me sa duket Messi nuk ka ndërmend të largohet nga kombëtarja e Argjentinës pas finales së turneut, si ishte menduar. “Siç e thashë, kam ndërmend të vazhdoj”, ka përsëritur tetë herë fituesi i Topit të Artë pas fitores ndaj Kanadasë, që hapi dyert për në finalen e garës kontinentale për Seleccion. “Dua të vazhdoj të jetoj ditë pas dite pa menduar se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, apo nëse do të vazhdoj apo jo. Është diçka që e jetoj çdo ditë. Jam 37 vjeç dhe vetëm Zoti e di se kur do të jetë fundi”, nënvizoi Messi.

TË DIELËN, NDESHJA E FUNDIT PËR DI MARIA
Ai që do t’i japë lamtumirën Argjentinës pas finales së së dielës është Angel Di Maria. “Është beteja ime e fundit. Nuk ka asgjë për të thënë që nuk e kam thënë tashmë shumë herë. Është ndeshja ime e fundit. Më duhet të falënderoj të gjithë argjentinasit dhe këtë brez që më lejuan të ngre kaq shumë trofe” tha 36 vjeçari.

“Nuk duam të fillojmë të qajmë tani. Nuk duam të ndihemi melankolikë. Duhet ta lëmë të luajë dhe pastaj të shohim nëse mund ta bindim apo jo të qëndrojë me ne”, ishte komenti i trajneri argjentinas Lionel Scaloni lidhur me vendimin e Di Marias. “Ne kurrë nuk do të jemi ata që do t’i mbyllim derën. Ai mund të qëndrojë me ekipin tonë për aq kohë sa të dojë,” shtoi ai.

 

<iframe width=’640′ height=’400′ src=’https://nvcplayer.crazyvidup.com/embed/eyANHkFFe0Wn4?autoplay=1&htmlplayer=1′ style=’border:none;’ allowfullscreen></iframe>

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top