Video/ Ankthi për Gjimshitin, situata e Brojës dhe “Demollari i ri” Pajaziti: Sylvinho shpjegon zgjedhjet

Shqipëria bëhet gati të përballojë dy transfertat e Nations League me mungesa të shumta e të rëndësishme madje. Tekniku Sylvinho, në konferencën për shtyp, ka dhënë shpjegimet e tij për zgjedhjet e bëra: “Pas ndeshjeve të Kombëtares, Manaj është dëmtuar në një ndeshje me klubin e tij në Turqi dhe nuk ka luajtur më. Kemi folur edhe me lojtarin edhe me klubin dhe nuk kemi dashur që ta rrezikojmë. Medoni gjatë stërvitjes ka pasur probleme dhe nuk kemi rrezikuar as me të. Keidi Bare është dëmtuar me 8 shtator në sfidën kundër Elches dhe nuk ka luajtur më. Doktori i Kombëtares, Stessina ka qenë vazhdimisht në kontakt me mjekun e Zaragozës dhe lojtarit i duhet më shumë kohë për t’u rikuperuar”.

SURPRIZA PAJAZITI
Surpriza e listës Sylvinho është Pajaziti, për të cilin tekniku i përfaqësueses U-21 Bushi nuk ka ngurruar ta quajë Demollari i ri. “Sa i përket Pajazitit, është një lojtar që unë e njoh. Ka ndryshuar skuadër dhe po luan shumë mirë. Më pëlqen si luan, është rritur shumë si lojtar. Është një mesfushor që mund të luajë në shumë role. Sa i përket Abrashi, ai mund të japë ende shumë për Kombëtaren”.

NË ANKTH PËR GJIMSHITIN
Gjimshiti është thirrur rregullisht, por ende nuk ka një përgjigje për gjendjen e lojtarit, që në me Atalantën në Champions League është zëvendësuar në minutën e 46’. “Stesina ka folur me ta, Gjimshiti është kapiteni i kësaj skuadre, lojtar i rëndësishëm për kombin. Duhet të presim sot, nëse thirret apo jo për ndeshjen e nesërme me Atalantën. Të shohim, ka një dëmtim të vogël. Si ne, edhe Atalanta, presin si do të shkojë sot lojtari. Nëse do të jetë nesër në gjendje, nëse do të jetë gati, do të vijë me ne. Nëse nuk luan, do të flasim me ta dhe lojtarin dhe do të shohim se çfarë do të bëhet. Kjo është situata e tij sot”.

SITUATA E BROJËS
Në fund edhe një mendim për Armando Brojën, që ende nuk ka debutuar me klubin e Everton: “Kemi folur pak me Evertonin, sipas klubit ka nevojë dhe për 5 javë të rikuperohet. Për momentin nuk është në gjendje të luajë me ekipin e tij, automatikisht nuk është i disponueshëm për ne. Kam pak për të thënë për këtë rast. Dëshira është të rikuperohet që të rikthehet. Sa më shumë lojtarët të luajnë me klubin, aq më mirë për ne. Është lojtar i rëndësishëm, ishte në Europian me ne. Presim që të rikthehet sa më shpejt”, përfundoi Sylvinho.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top