Video/ Anashkaloi Juventus, Henderson prezantohet te Ajax: “Zgjedhje futbollistike e një mundësi e madhe”

Transferimi i dytë në gjashtë muaj për Jordan Henderson. Korrikun e kaluar mesfushori i kombëtares angleze vendosi t’i japë fund përvojës së tij shumë të gjatë te Liverpool. Henderson pranoi ofertën e pasur nga Al Ettifaq, por gjërat nuk shkuan si mendoi.

Kështu, aventura në Saudi Pro League nuk zgjati shumë dhe mbi të gjitha përfundoi pa asnjë fitim. Horizonti i ri quhet Ajax, një klub që e bindi Henderson me klasiken: propozimi i duhur, në kohën e duhur.

Pasi është përafruar edhe me Juventus, lojtari vendosi të kërkojë në Amsterdam vazhdimësinë e karrierës së tij. Një vendim që erdhi mbi të gjithë për të mos humbur kuota në hierarkinë e trajnerit të Anglisë, Gareth Southgate dhe për të merituar thirrjen për Euro 2024.

 

FJALËT E THËNA NË KONFERENCË

Gjatë konferencës së prezantimit për shtyp, Henderson shpjegoi arsyet e zgjedhjes së tij: “Ardhja këtu ishte një vendim futbollistik. Kuptova që bashkimi me një klub kaq të madh do të ishte një mundësi e shkëlqyer. Për dy vitet e ardhshme dua t’i përkushtohem vetëm futbollit. Jam gati të jap gjithçka që klubi të arrijë sukseset më të mira”.

I lindur në vitin 1990, Henderson, i cili pranoi se kishte vendosur të largohej nga Arabia edhe për arsye familjare, ka nënshkruar një kontratë për një vit e gjysmë. Anglezi do të përpiqet të ndihmojë Ajax të rikuperojë pas një fillimi të tmerrshëm të sezonit. Shigjetarët arritën deri në fund të tabelës, por tani kanë arritur në vendin e 5 nën drejtimin e Johnny Van’t Schip. Sidoqoftë, Henderson e të tjerët janë shumë larg nga tre të parët në tabelë dhe do të luajnë play-offin e Conference League kundër Bodo Glimt në shkurt.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top