Video/ Alivoda thyen Partizanin në shtëpi: Vllaznia fiton mes tensionit, të kuqtë e mbyllën me 10 lojtarë

Partizani ngec edhe në ndeshjen e parë të kampionatit, duke shfaqur të njëjtat simptoma që larguan Shehin nga pankina. Të kuqtë u dorëzuan 0-1 në Arenën e Demave përballë Vllaznisë, në një ndeshje të tensionuar. Vendosi Alivoda në pjesën e parë, ndërsa Zguro u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë skuadrën me 10 lojtarë gjithë pjesën e dytë.

Abilaliaj e nis me humbje, ndërsa lëvizjet në formacion nuk sollën pothuaj asgjë të re. Vllaznia e Brdaric luajti në pritje duke shfrytëzuar kundërsulmin, edhe pse në fakt goli erdhi më tepër nga një neglizhencë difensive e të kuqve. Alivoda përfitoi në minutën e 30’ brenda zonës, duke mundur Qirkon me një diagonale të saktë. Reagimi i të kuqve ishte, por Mba vazhdoi të shpenzojë para porte, duke humbur të gjitha sfidat me Qarrin.

Flagrante dy rastet e humbura vetëm për vetëm me portierin, ndërsa situata u komplikua me Zguron, që humbi mendjen, duke u kapur me pankinën kundërshtare e duke parë nga Jorgji ti tundë kartonin e kuq në minutën e 49′. Të kuqtë provuan dhe luajtën një ndeshje të mirë për nga intensiteti. E mbyllën Vllazninë prapa, por nuk shënuan dol, edhe pse provuan me Zekën e Mehmetin. Gjatë ndeshjes ka pasur momente tensioni mes lojtarëve si dhe u akorduan shumë kartonë të verdhë. Në fund, Partizani sheh kampionatin të nisë keq, ndërsa Vllaznia merr 3 pikë pa treguar ndonjë gjë të madhe.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top