Video/ Al Nassr humbet sfidën titull, tifozët thërrasin emrin e Messit: CR7 çmendet dhe reagon

 

Në sfidën e kampionatit, Al Ittihad mundi Al Nassr të Cristiano Ronaldos 1-0, duke e kaluar në renditje. Gjatë gjithë ndeshjes, stadiumi ngriti kore për Messin, për ta nervozuar asin portugez. Mision i suksesshëm, sepse CR7 humbi durimin dhe videot që qarkullojnë në rrjetet sociale janë mjaft emblematike.

 

Ndeshja e dytë pa shënuar dhe rivalët e përjetshëm të Al Ittihad që ngjiten në vendin e parë. Nuk mund të kishte një fundjavë më të keqe për 5-herë fituesin e Topit të Artë. Rrjetet sociale kanë bërë pjesën e tyre. Al Ittihad madje postoi një video, ku portugezi ndalohet nga mbrojtësi kundërshtar me diçiturën: “Ku është Ronaldo?”. Përveç faktit se në grupe të ndryshme po qarkullojnë video me gjestet e tij të zemëruara dhe nervoze gjatë ndeshjes.

 

Në llogarinë e tij, CR7 nuk ra në provokime dhe postoi: “Të pakënaqur me rezultatin. Por duhet të qëndrojmë të fokusuar në sezonin tonë dhe ndeshjet që do të vijnë. Faleminderit të gjithë tifozëve të Al Nassr për mbështetjen. Ne e dimë se mund të mbështetemi gjithmonë tek ju!” Megjithatë, videot i lënë pak vend imagjinatës. E duket qartë se dualizmi me Messin ende i dhemb Cristiano Ronaldos.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top