Video/ Ahmataj fiton derbin me përmbysje e shpërthen ndaj kritikëve: “Këtu ku jam, s’më ka ndihmuar njeri”

Tirana e nis 2024 me një fitore të rëndësishme për renditjen e spektakolare në fushë. Bardheblutë nga 2-0 e kthyen ndeshjen në 2-3 ndaj Dinamos, me përmbysjen e realizuar në pjesën e dytë. Tekniku Julian Ahmataj ka qenë i ashpër pas ndeshjes, jo me lojtarët por me kritikët. “Deri këtu ku unë jam nuk është se kam arritur se më ka ndihmuar dikush. Nuk më suporton njeri, por punoj fort dhe e meritoj këtë që kam arritur, nuk i frikësohem një situate të tillë. Duhet vetëm stabilitet për të dërguar skuadrën tek suksesi, duhet të nxjerrim në pah cilësitë e tyre”.

Tekniku Ahmataj ka parë skuadrën të zhvishet nga goleadori Hasani e mesfushori Hila e në këmbëim asnjë përforcim, sepse merkato është e bllokuar dhe situata financiare e klubit nuk është e mirë. “Mendoj që afrimet e janarit janë me pikatore dhe kundërshtarët që kanë bërë afrime smendoj se kanë prurje të mira. Po shohim dhe po përdorim futbollistë të akademisë. Ka një brez të artë Tirana për të ardhmen por gjithmonë duke qenë të kujdesshëm, duhet në masë. Patrik është bashkuar me skuadrën në stërvitje këtë javë, i duhen minimalisht dhe dy javë të tjera, ai ka munguar gjithë pjesën e parë të sezonit dhe mund të jetë plotësues i mirë”.

Lexo më tej: Hila, ikja me konsensus nga Tirana e firma me Elbasanin: Ahmataj vazhdon përpara me dy lojtarë më pak

MEHMETI NJË STUHI KUNDËR LOJTARËVE
“Normalisht që më vjen shumë keq, sepse që në momentin që ishim në 2-0, atëherë mendoj se aty filloi kthesa”. Dritan Mehmeti nuk e kapërcen dot mënyrën se si Dinamo u mund në një derbi që u duk se e kishte në dorë. Tekniku pa të tijtë ta mbyllnin pjesën e parë me dy gola avantazh e pastaj të përmbyseshin në të dytën. “Vetëkënaqësia e lojtarëve dhe sidomos në linjat e qendrës së mesfushës kishim probleme. Duhet ta kishim menaxhuar shumë më mirë, me më shumë besim dhe të mos i jepnim iniciativë. Pësuam gola shumë naiv, kemi nevojë emergjente që në mesfushë të kemi lojtarë me eksperiencë që bëjnë diferencën”.

Mehmeti pastaj u ndal te merkato: “Dy hyrje në mesfushë dhe një sulmues që të kemi të dubluar të gjitha pozicionet. Kështu mund t’ia dalim dhe të ndryshojmë formë e kthehemi te rezultatet e mira që kemi pasur. Jemi në kërkim të mesfushorit, është e vështirë të gjesh një lider. Në atë linjë kemi vetëm Andonin me eksperiencë. Në të tilla ndeshje duhet të kesh personalitet dhe menaxhosh këto ndeshje”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top