Video/ Absurde në Francë, Buades sulmohet ndërsa festonte golin: ndeshja u ndërpre, lojtari në spital

Lojtari i Rodez, Lucas Buades u sulmua nga një person teksa festonte një gol të shënuar. Lojtari u transportua në spital me dyshimin për një traumë në kokë. Ishte një ndeshje thelbësore si për promocionin e vendasve të Bordeaux, ashtu edhe për shpëtimin e Rodez, por Buades mori gjithë skenën. Në fakt, në minutën e 22′ anësori i miqve shënoi dhe i dha avantazhin skuadrës së tij. Lojtari festoi para kameras në fund të fushës, bashkë me shokët e tij të skuadrës. Por në momentin që ai po festonte, një person iu afrua dhe e shtyu përtokë.

I TRANSPORTUAR NË SPITAL
Anësori francez qëndroi në tokë për 3 minuta i ndihmuar nga stafi mjekësor. Por punonjësit e shëndetësisë nuk i besuan formës së futbollistit dhe kërkuan zëvendësimin në mënyrë që ta çonin në spital për kontrolle të mëtejshme. Ajo që shqetësoi stafin mjekësor ishte trauma e mundshme kraniale e pësuar nga francezi, që goditi kokën kur u rrëzua në tokë.

AGRESIONI NDAJ LOJTARIT TË RODEZ
Ndeshja u pezullua e duhet ende të riluhet. Në fakt, lojtarët e të dyja skuadrave u rikthyen në dhomat e zhveshjes dhe do të jetë në dorë të Gjykatësit Sportiv të dekretojë rezultatin e ndeshjes. Një humbje në tavolinë është e mundur për vendasit. Kjo natyrisht do të minonte shanset e tyre për të arritur promocionin. Ndërkohë, duhet sqaruar nëse personi që sulmoi Buades ishte tifoz apo një punonjës i brendshëm në stadium. E sigurtë është që ai u ndalua nga policia.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top