Video/ Abazaj i jep fitoren Tiranës në fund: Ferataj i mohoi penalltinë e traversa dy gola Kukësit

Fitoi Tirana, por nuk fitoi skuadra më e mirë në fushë. Bardheblutë kalojnë me shumë fat 1-0 Kukësin, në një ndeshje që verilindorët e luajtën krejtësisht në kërkim të fitores. Ka natyrisht episode që Devolli ndjen keqardhje: penalltia e mohuar nga Ferataj, pas thirrjes në VAR për të riparë aksionin e dy traversat e goditura nga Adetola dhe Solodovnikov. E pastaj, dy minuta nga fundi, Abazaj shënoi golin që vendosi ndeshjen në kundërsulm.

Kukësi provoi i pari në minutën e 10′ me Bershiraj. Ish-sulmuesi bardheblu vuri në provë të vështirë një Abdullahu vendimtar në këtë rast, por të pasigurtë në disa momente gjatë ndeshjes. Përgjigja e Tiranës erdhi me goditjen me kokë të Patrick që gjeti reagimin brilant të Tafas. Zhongo provoi të bënte keq por nuk kishte shënjestrën e duhur, duke dhënë shenjat e ndeshjes që Kukësi do bënte në pjesën e dytë.

Video/ penalltia e pretenduar nga Salami
ARBITRI E FATI I KEQ
Beshiraj dhe Salami ishin të frymëzuar, por ish-lojtari bardheblu ushtroi shumë forcë mbi topin duke e kaluar mbi traversë, ndërsa Salami corientoi Micin në më shumë se një rast. Episodi i parë i rëndësishëm ishte ai i minutës së 68’ kur Deliu ndërhyri ndaj Salami në zonë. Ferataj u thirr në VAR për ta rishikuar ndërhyrjen, por arbitri mbajti qendrimin e tij, duke i mohuar një penallti Kukësit. Kësaj i shtohet edhe fati i keq, ai i dy traversave të goditura në dy minuta. Në fillim Adetola dhe më pas Solodovnikov e stampuan topin në traversë, para se Kukësi të shembej në kundërsulm, atë të finalizohej nga Abazaj.

Video/ Goli i Abazaj

Kukësi humbet një ndeshje që nuk meritonte ta humbiste, me Devollin që mbetet në situatë kritike, edhe pse ajo e tij po shfaqet në fushë një skuadër e të gjithë respektit. Tirana mori 3 pikë që i duken si një dhuratë e ardhur nga lart e për këtë tashmë bën presion mbi zonën Final Four. Vetëm se Fagu duhet ta ketë të qartë, me këtë mënyrë loje nuk duhet se mund të shkojë larg.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top