VIDEO/ 30-vjeçarja nxirret e gjallë nga rrënojat pas 55 orësh në Mianmar

Tërmeti vdekjeprurës që goditi Mianmarin u ka marrë jetën deri tani më shumë se 1600 njerëzve, thonë autoritetet. Ekipet e shpëtimit vijojnë të kërkojnë të mbijuar edhe pse shpresat sa vijnë e po shuhen.

Në mediat ndërkombëtare ka bërë xhiron nxjerra e një gruaje të gjallë nga rrënojat e një ndërtese shumëkatëshe që u shemb nga tërmeti i fuqishëm, që goditi vendin disa ditë më parë. Phyu Lay Khaing, 30 vjeç kaloi më shumë se 55 orë nën mbeturinat e ndërtesës së shkatërruar në qytetin Mandalay, duke luftuar për mbijetesë në kushte ekstremisht të vështira.

Pas disa orësh të pandërprera shpëtimi dhe një pune të jashtëzakonshme nga ekipi i shpëtimit, ata arritën të nxirrnin atë nga rrënojat. Momentin e shpëtimit e ndoqën me emocione të forta, kur kalimtarët dhe qytetarët e pranishëm shpërthyen në duartrokitje dhe brohoritje, duke treguar gëzim dhe mirënjohje për shpëtimin e saj.

Në momentin që u nxorr nga rrënojat, ajo u dërgua me urgjencë në spital për një vlerësim mjekësor të gjendjes së saj shëndetësore. Gruaja e mbijetuar, e cila ishte mbërthyer nën rrënoja për aq gjatë, u përqafua ngrohtësisht me burrin e saj, i cili kishte kaluar orë të tëra duke pritur me shpresë për këtë moment shpëtimi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top