“Shoqëritë si Napoli janë mësuar të planifikojnë”, tha Luciano Spalletti pas humbjes ndaj Monza. E kushedi nëse trajneri nuk po i referohej pjesërisht edhe situatës së Victor Osimhen. Sulmuesi nigerian ka qenë prej kohësh në fokusin e klubeve të Premier League dhe nuk është rastësi që vëzhguesit e Chelsea ishin prezent në stadiumin u-Power. Londinezët kanë dashur ta vëzhgojnë nga afër, edhe pse paraqitja e sulmuesit sigurisht nuk ishte më e mira. E megjithatë relacioni duhet të kontekstualizohet brenda një sezoni që e pa të shënonte 28 gola në 36 ndeshje në të gjitha garat.
MANCHESTER UNITED NË AVANTAZH
Megjithatë, lëvizja e Chelsea nuk i ndryshon letrat në tavolinë, shpjegon il Mattino. Manchester United mbetet në avantazh për Osimhen, një interesim që filloi në verë kur iu ofrua një pagë trefishi i asaj aktuale për të luajtur “në kampionatin më të bukur në botë”. Ndër të tjera, Red Devils janë edhe afër mbylljes për blerjen e Kim. Sipas gazetës kampane tani është çështje detajesh. Sido që të jetë, nuk duhet harruar se edhe Neëcastle dhe Paris Saint-Germain janë vigjilentë. Askush nga katër klubet nuk trembet nga një shifër që Napol shpreson se do të shkojë afër 150 milionë euro.
NAPOLI, KUSH NË VENDIN E OSIMHEN?
Nëse Osimhen do të largohet vërtet, Napoli tashmë e ka identifikuar prej kohësh zëvendësuesin. Profili i preferuar, ashtu si nigeriani, vjen nga Lille. Bëhet fjalë për Jonathan David, autori i 23 golave në 37 ndeshje sezonale. Sulmues kanadez i lindur në vitin 2000 vlerësohet nga 40 deri në 50 milionë euro. Një shifër krejtësisht e përballueshme nga Napoli. Megjithatë, ka konkurrencë për tu mundur nga skuadra të ndryshme gjermane, Bayern Munich i pari.