“Vetëvendosje” hedh dyshime: Ka pasur manipulime në votën e diasporës

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama ka bërë një reagim të gjatë në rrjetet sociale lidhur me procesin e numërimit të votave me postë të sjella nga diaspora.

Ai ngre shqetësime për parregullsi të shumta dhe se shpallja e qindra fletëvotimeve si të pavlefshme, pavarësisht qartësisë së votës së qytetarëve, është vetëm një nga problemet e evidentuara.

Rama thekson një rritje të pazakontë të votave për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) në votimin me postë, e cila bie ndesh me rezultatet brenda Kosovës dhe ato nga përfaqësitë diplomatike. Ai ka sjellë rastin që ka ngjallur veçanërisht dyshime, ai i kandidatit të LDK-së, Hysen Çekaj.

“Në Kosovë, ai ka marrë 11,268 vota, ndërsa nga votimi në ambasada vetëm 98. Megjithatë, pas numërimit të votave me postë, ai renditet i treti më i votuar me mbi 12,000 vota” – shkruan Rama.

May be an image of text that says ‘Raporti i votave të LDK dhe Hysen Çekaj en e votimit Me prezence fizike e administruar nga komisioner të partive politike Perqindja e LDK Vota e LDK Në Kosovë Në Ambasada Vota e Hysen Çekaj 17.64% Me Postë 7.30% 149095 1109 30.55% Përqindja e Hysen Çekaj në votën e LDK-së 11268 98 18933 7.56% 12000 8.84% 63.38%’

Përfaqësuesi i “Vetëvendosje” pretendon se një model i përsëritur votimi, i dokumentuar nga vëzhguesit e saj, tregon se një grup i organizuar ka manipuluar procesin.

LVV thekson se sipas këtyre vëzhgimeve, fletëvotimet përmbajnë një strukturë të njëjtë votash për disa kandidatë specifikë të LDK-së, duke ngritur dyshime mbi autenticitetin e tyre.

“Për shembull, në komunën e Skenderajt, numri i votave të LDK-së nga diaspora (497) tejkalon atë të votave të fituara brenda Kosovës (419), një shpërputhje e pazakontë. Po ashtu, ndonëse Çekaj jeton në Shtutgard, aty ka siguruar vetëm 33 vota, ndërsa në ambasadat dhe konsullatat e tjera në Gjermani, shifra është shumë më e ulët” – shkruan Rama.

Lëvizja Vetëvendosje ka raportuar këto dyshime në polici dhe prokurori, por deri më tani nuk ka pasur asnjë veprim nga organet e drejtësisë. Sipas kësaj partie, është e domosdoshme një hetim i thelluar për të garantuar integritetin e zgjedhjeve dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve.


Vetëvendosje thekson se Kosova duhet të ruajë standardet e saj demokratike, duke siguruar që proceset zgjedhore të jenë të lira dhe të ndershme.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top