“Vetëm Ali Ahmeti mund të më kthente këtu sot” Rama flet nga Bashkia e Tiranës

Kthimi i Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës është edhe mbështetje për Erjon Veliajn, në një nga momentet e tij më të vështira. Kreu i institucionit që prodhoi skandalin e korrupsionit me drejtorët hajdutë dhe që i duhet të përgjigjet në SPAK për inceneratorin e Tiranës sot ka pasur rastin të shtrëngojë duart me Edi Ramën, për t’i përçuar një mesazh prokurorëve të SPAK se partia nuk e ka lënë në baltë.

Ndërkohë Rama në nisje të fjalimit, ka lëshuar një batutë për të treguar se ka qenë i shtrënguar të paraqitej në bashki për ceremoninë e shpalljes së Ali Ahmetit qytetar nderi i Tiranës. “Vetëm Ali Ahmeti mund të më kthente këtu sot” u shpreh Rama që ka dashur ta veçojë arsyen e takimit të tij me Veliajn dhe vizitën në Bashki.

Me herët, Rama i bëri thirrje prokurorëve të SPAK “t’i nxjerrin ujin e zi korrupsionit” kur u pyet për Erjon Veliajn.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top