Vetëm 8 sekonda: rregulli i ri që tremb portierët

Nuk dihet ende se kur do të shihet rregulli i ri në Serie A, por një revolucion i vërtetë po fillon në Serie C. Në Itali po mendohet të implementohet një rregull i ri, që mund të ndryshojë mënyrën se si luajnë portierët.

VETËM 8 SEKONDA

Revolucioni në botën e futbollit vazhdon t’i bëjë ndeshjet më emocionuese dhe të mbushura me adrenalinë. Pas risisë së teknologjisë me sistemin VAR, apo sensorin e topit dhe formulat e reja për pozicionin jashtë loje dhe prekjet e topit me dorë, këtë herë risia ka të bëjë vetëm me një rol: atë të portierit.

Në fakt, idea është ajo për të reduktuar kohën që portieri mund të mbajë topin, për të shmangur humbjen e kohës. Rregullorja e re, ende për t’u testuar, parashikon që numri 1 mund ta mbajë topin vetëm për 6 deri në 8 sekonda. Penaliteti, në këtë rast, do të jetë një goditje dënimi ose një karton i verdhë i mundshëm.

Në Itali, risia mund të testohet shumë shpejt pasi ideja është për ta provuar në Serie C dhe më pas të bëhet hapi gradual drejt Serie B dhe Serie A gjatë viteve të ardhshme. Duhet të kuptohet fizibiliteti, se si arbitri do të jetë në gjendje të mbajë numërimin e sekondave dhe në çfarë rrethanash. Sigurisht që do të bëhej një situatë për portierët në të cilën topi do të ishte vërtet i nxehtë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top