Max Verstappen është kampion i botës në Formula 1 për vitin 2024! Vendi i 5-të në garën e GP të Las Vegas i mundësoi holandezit të Red Bull, që të siguronte titullin e katërt të tij radhazi, pasi rivali i tij i vetëm, që kishte ende mundësi matematikore të luftonte për titullin para kësaj gare, Lando Norris, e mbylli garën vetëm në vendin e gjashtë. Festa e madhe për 27-vjeçarin nga Hasselt, i cili arrin të barazohet me dy legjenda si Alain Prost dhe Sebastian Vettel për numrin e titujve të fituar, dhe gjithashtu barazon për numrin e titujve të fituar radhazi ish-shokun e tij të Red Bull, Sebastiani Vettel, por edhe Lewis Hamilton dhe Juan Manuel Fangio.
Megjithatë, Verstappen nuk është i vetmi që po feston në përfundim të GP të Las Vegas. Mund të festojë edhe Mercedes, që në këtë pistë të famshme të Strip ka treguar se ka pasur makinën më të fortë. Skuderia gjermane përfundon me një dopietë, me George Russell që, pasi startoi nga pole, fitoi garën pas një dominimi të plotë, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Lewis Hamilton, realizoi një rikuperim të jashtëzakonshëm nga vendi i dhjetë.
Edhe pse me një ton më të ulët, mund të festojë edhe Ferrari, që me vendin e tretë të Carlos Sainz dhe të katërtin e Charles Leclerc (i cili pas një nisjeje spektakolare e prishi garën duke u munduar të kalonte Russell) ka arritur të zvogëlojë hendekun me McLaren në klasifikimin e konstruktorëve, pas një gare anonime nga dy pilotët e saj, Norris dhe Piastri, që u renditën vetëm në vendin e gjashtë dhe të shtatë pas kalimit të flamurit me katrorë.
RENDITJA E GP LAS VEGAS NË F1 2024
George Russell (Mercedes)
Lewis Hamilton (Mercedes) +7.313
Carlos Sainz (Ferrari) +11.906
Charles Leclerc (Ferrari) +14.283
Max Verstappen (Red Bull Racing) +16.582
Lando Norris (McLaren) +43.385
Oscar Piastri (McLaren) +51.365
Nico Hulkenberg (Haas F1 Team) +59.808
Yuki Tsunoda (Racing Bulls) +62.808
Sergio Perez (Red Bull Racing) +63.114
Fernando Alonso (Aston Martin) +69.195
Kevin Magnussen (Haas F1 Team) +69.803
Zhou Guanyu (Kick Sauber) +74.085
Franco Colapinto (Williams) +75.172
Lance Stroll (Aston Martin) +84.102
Liam Lawson (Racing Bulls) +91.005
Esteban Ocon (Alpine) 1L
Valtteri Bottas (Kick Sauber) 1L
Alexander Albon (Williams) tërhiqet
Pierre Gasly (Alpine) tërhiqet