Verdiktet e javës së 34-t/ Erzeni bie matematikisht, Partizani dhe Vllaznia sigurojnë “Final Four”

U luajtën pasditen e sotme 5 ndeshjet e javës së 34-t të Superligës.

Fitojnë Vllaznia, Partizani, Laçi dhe Teuta, ndërkohë që u mbyll në barazim 3-3 Erzeni-Kukësi.

“Demat” iu falën golit të vonë të Alfred Mensah për të thyer me të njëjtin rezultat Skënderbeun duke siguruar edhe “Final Four”.

Bashkë me të kuqtë dhe Egnatian, e sigurt për pjesëmarrjen në “Final Four” është edhe Vllaznia, të cilët kanë mundur në një ndeshje dramatike Dinamon për të arritur objektivin minimal të sezonit.

Teksa dukej që sfida do të mbyllej në barazimin 0-0, Kevin Dodaj bën heroin për shkodranët duke shënuar 30 sekonda para fundit të ndeshjes,.

Superliga/ Fitore dramatike e Vllaznisë ndaj Dinamos, Tirana bie në Laç
Formacionet zyrtare/ Vllaznia-Dinamo, ja si rreshtohen skuadrat
Tri pikët edhe për Teutën, që triumfoi po 1-0 përballë Egnatias kryesuese. Artan Jazxhi realizoi golin e fitores për skuadrën durrsake.

Feston edhe Laçi, që mposhti 1-0 Tiranën. Indrit Prodani realizoi golin e fitores për bardhezinjtë e Armando Cungut. Barazim 3-3 mes Erzenit dhe Kukësit, me ekipin nga Shijaku që vulos rrëzimin në Kategorinë e Parë.

Deri në fund të kampionatit kanë mbetur dy javë, që do të prodhojnë garë të fortë për vendin e dytë mes Partizanit dhe Vllaznisë, skuadrën e katërt që siguron “Final 4” dhe ekipin që do të luajë në “Play Out”.

Rezultatet:

Klasifikimi:

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top