Vera 2024, më e nxehta që nga fillimi i matjeve! Regjistrohen temperatura rekord

Sivjet muajt qershor, korrik dhe gusht në mesataren globale kanë qenë më të nxehtët që prej fillimit të matjeve të temperaturës, sipas Shërbimit të BE-së për Klimën Copernicus në Bon.

Temperatura mesatare për të tre muajt e verës 2024 ka qenë 0,69 gradë celsius mbi vlerën përkatëse të referencës së krahasimit me vitet nga 1991 deri më 2020. Kësisoj niveli më i lartë deri tani i temperaturave për verën e ka tejkaluar atë të viteve të mëparshme.

Rekordi kishte dhënë shenja qysh përpara. Qershori 2024, sipas të dhënave të ekspertëve të Copernicus, me një temperaturë në sipërfaqe prej 16,66 gradë Celsius ka qenë më i nxehtë se asnjëherë më parë. Në korrik ishte po ashtu nxehtë mbi mesataren, një rekord nuk u arrit për fare pak.

Për gushtin edhe pse nuk është matur niveli i ri maksimal, me një mesatare prej 16,82 grad ka qenë kaq i nxehtë, sa në rekordin e deritanishëm të regjistruar në gusht 2023./ DW

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top