Veprimi i Elon Musk kundër gazetarëve

Elon Musk ka deklaruar se Twitter tani do t’u dërgojë të gjithë gazetarëve një emoji automatike kur ata bëjnë një kërkesë për shtyp në platformën e mediave sociale. Miliarderi postoi në Twitter politikën e re, duke thënë se “[email protected] tani automatikisht përgjigjet me (emoji).” Një email i dërguar nga The Independent në ekipin e shtypit në Twitter të dielën mori menjëherë një emoji (poop) në këmbim.

Tweet-i ishkaktoi një trazirë të qeshura në platformën. Nga kontrollimi dhe konfirmimi i përgjigjes në Twitter deri te krijimi dhe shpërndarja e memeve për incidentin; seksioni i tij i retweet-it ishte i mbushur me emoji të qeshura.Ndërsa shumica e morën këtë si një lëvizje të çuditshme por argëtuese, disa u ofenduan dhe pyetën: “A keni menduar të rriteni?” Një përdorues tjetër e tallte Musk duke thënë: “Është fantastike që po dërgoni një prospekt të kompanisë me çdo kërkesë për shtyp”.

Nuk është hera e parë që Elon përdor publikisht emoji. Korrikun e kaluar, Twitter citoi postimet e milirderit, duke përfshirë një emoji të vetme, si dëshmi se ai kishte përçmuar kompaninë pasi u përpoq pa sukses të tërhiqej nga blerja e saj.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top