Vendoset ‘fati’ i PD për zgjedhjet e 14 majit/ Nuraj: Vendimi i Agron Zhukrit është ende në fuqi

Këtë të enjte pritet të vendoset fati i Partisë Demokratike për zgjedhjet e 14 majit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë nëse grupimi i Alibeajt apo ai i kryedemokratit Berisha do të regjistrohet në zgjedhjet vendore. Teksa po shqyrtohet kërkesa e 2 grupimeve, përfaqësuesi i Berishës, Ledio Nuraj argumenton se vendimi i 25 marsit i dhënë nga gjyqtari Agron Zhukri është ende në fuqi, ndaj kërkon regjistrimin në zgjedhjet vendore.

DISKUTIMET
Përfaqësuesi ligjor i Alibeajt, Idrit Sefa: Dokumentacioni është i rregullt, është marrë vendimi nga gjykata dhe unë jam si përfaqësues i PD.

Celibashi: Që mos të kemi asnjë lloj keqkuptimi nga çdo pikëpamje, neni për regjistrin e kërkesës. KQZ ka dy kërkesa. Një kërkesë vjen nga zoti Berisha, që thotë; jam kryetar i PD dhe kërkon të regjistrohet. Kemi dhe një kërkesë tjetër nga zoti Basha, përmes përfaqësimit përmes jush. Ne jemi në shqyrtim të kërkesës për të regjistruar PD, Në këtë shqyrtim do të shohim se i kujt është tagri për të përfaqësuar këtë parti. nëse është tagër i Berishës apo i Bashës. Nuk do të vendosim në këtë moment asgjë. Është natyrshëm që nga pikëpamja procedurale do dëgjojmë kërkesën. Në vlerësimin e kësaj dëgjese do themi se kush është ai që ka tagrin për të paraqitur kërkesën.

Sefa: Për çdo vendimmarrje i dërgohet nga komisioneri një projektvendim paraprak. Ky projektvendim i komunikohet palëve. Ne jemi të gatshëm kurdo që të bëjmë debatin publik.

Celibashi: Nuk dua të bëj debat publik, se nuk është në tagër të komisonerit. Kjo është e thjesht. S’mund të them paraprakisht pa e shqyrtuar këtë çështje se kujt i takon kjo e drejtë.

Ledio Nuraj, i përfaqësues i kryedemokratit Berisha: Basha nuk është më kryetar i PD. Është shkarkuar nga anëtarësia në kuvendin e 11 dhjetorit. Dhe vetë zotëria ka bërë një akt publik duke dhënë dorëheqjen në mënyrë publike. Këto ndryshime nuk kanë arritur të bëhen në regjistrin e partive politike. Ne kërkojmë të regjistrohemi si subjekt për zgjedhjet e 14 majit. Të mos ngelet e paregjistruar partia opozita më e madhe në vend.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top