Vendoret/ Paloka: Zgjedhjet u vodhën, Berisha s’ka pse bën asnjë hap pas

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, komentoi rezultatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale.

Teksa u pyet nga gazetarët, Paloka tha se duhet të përballen me realitetin, që sipas tij është një qeveri që vjedh dhe manipulon votat.

Paloka u pyet edhe për dorëheqjen e Alibeajt, për të cilin tha se ka mbaruar misionin që kishte marrë.

“Asnjë hap nuk ka pse të bëjë zoti Berisha. I gjithë synimi i këtyre që bëjnë gjithë këtë luftë është të ikë Berisha dhe ta lënë Partinë Demokratike të shkalafitet fare.

Gjithë loja që ka bërë Rama me Alibeajn është që të ketë një opozitë sa më të pafuqishme përballë makinerisë manipuluese të Edi Ramës. Ju thoni t’ia plotësojmë dhe këtë dëshirë Ramës dhe të marrim rrugërt të gjithë të ikim të punojmë në emigrim. Alibeaj nuk ka pasur ndonjë post nga të japë dorëheqjen. Alibeaj aq e kishte misionin e mbaroi misionin dhe më pas u largua”, tha Paloka.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top