Zgjedhjet e 14 Majit, ku është duke u garuar për kryetar bashkie dhe Këshillin Bashkiak janë duke hasur problematikë nga ana teknike, duke qenë se pajisjet PEI nuk janë duke funksionuar si duhet. Në disa qendra nuk ka filluar ende votimi.
Nga 5213 qendra votimi, është raportuar se në 2468 qendra, kanë marrë pjesë 23047 votues nga 1784845 persona që e kanë të drejtën e votës.
Pjesëmarrja në rang vendi ka qenë 1.29%.