“Vendoret 2023″/ Zgjedhin edhe të burgosurit, 84 prej tyre votuan deri tani

Përveç 5213 qendrave të votimit në të gjithë vendin në Shqipëri votohet edhe në burgje. Deri rreth orës 11:45 të 14 majit, 84 të burgosur kanë ushtruar të drejtën e votës. Ndërkohë janë 2096 të burgosur që janë përjashtuar nga e drejta për të votuar kryebashkiakun e qytetit ku vendbanimin. Ata përfshihen në kategorinë e ndalimeve të ligjit numër 138. Kjo kategori përfshin të dënuarit e formës së prerë të akuzuar nga vrasja deri tek trafiqet e drogës dhe të qenieve njerëzore.

Pas 1 muaji fushatë, sot do të mund të japin ‘verdiktin’ e tyre 3.650.550 shtetas shqiptarë që kanë të drejtën e votës. Ndërkaq janë 122.545 zgjedhës votojnë për herë të parë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top