VENDIMI/ Rama i heq Pallatin e Kongreseve bashkisë së Tiranës

 

Qeveria ka miratuar një vendim të ri për transferimin e pronësisë së një pasurie shtetërore në Tiranë, në funksion të një projekti të rëndësishëm investimi për kulturën dhe infrastrukturën publike.

Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, me porosi të Kryeministrit Edi Rama dhe në mungesë të tij, nga Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, prona me numër 7/74 në zonën kadastrale 8160, Tiranë, i kalon nga Bashkia Tiranë në administrim Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Kjo pronë ndodhet në zonën ku ndodhet Pallati i Kongreseve, dhe transferimi i saj ka si qëllim realizimin e projektit të investimit “Rivitalizimi i Pallatit të Kongreseve”, një nga godinat më ikonike për jetën kulturore dhe institucionale në kryeqytet, shkruan A2 CNN.

Vendimi parashikon gjithashtu që prona në fjalë të hiqet nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme publike të Bashkisë Tiranë, listë që ishte miratuar fillimisht me vendimin nr. 834, datë 13 dhjetor 2006, dhe që ka pësuar ndryshime ndër vite.

Analiza/ Tirana e Edi Ramës, një shkretëtirë me kulla dhe ngjyra

“Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar: Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bashkia Tiranë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të botohet në “Fletoren Zyrtare” – thuhet në vendim.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top