Kryedemokrati Sali Berisha është solidarizuar me shkarkimin nga puna të gazetarit Ilir Babaramo nga Carlo Bolino. Babaramo është shkarkuar nga puna, pasi ka kritikuar qeverinë ditën e djeshme gjatë një emisioni në Report Tv.
Ndërkohë që Berisha e ka quajtur Bolinon si armikun numër një të mediave shqiptare dhe fjalës së lirë.
Berisha: Dënoj edhe njëherë, ndonëse partia ka bërë një deklaratë, shpall Karlo Bolinon supermafiozin numër një të medieve shqiptare. Me aktin e tij ndaj gazetarit veteran, realisht të pavarur, Babaramo mund të jetë nga më të paktët gazetarë të pavarur të këtij vendi, të cilin për pavarësinë që ka treguar, e ka ndjekur nga një studio në studio tjetër, ndonëse ka mbetur i njëjtë. Me këtë akt, Bolino shpallet armiku numër një i fjalës së tij dhe supermafiozi i medieve në Shqipëri. Ky do jetë qëndrimi i PD ndaj këtij personi. Natyrisht, nuk ka lidhje me gazetarët e tjerë të atij rrjeti televiziv të atij rrjeti televiziv apo grupi mediat.
Daniela Maloku, Report Tv: Z. Berisha, Babaramo ka ikur sepse ka sulmuar televizionin, jo se ka sulmuar Ramën.
Sali Berisha: Nuk u ka sulmuar ju Babaramo. Mos hy mes dy njerëzve, se cili është Bolino? Akti që ka bërë ndaj Babaramos është një fyerje e rëndë për të gjithë dhe ai do përgjigjet për këtë para opinionit publik shqiptar si një supermafioz që për hir të favoreve që nga Edi Rama, pse ai shtron një pyetje… çfarë tha ai, na thoni çfarë qëndron nga veprat e Edi Ramës. Kaq tha.