Drejtuesit problematikë të mjeteve, të cilët kanë historik negativ me aksidentet, do të paguajnë më shumë për sigurimin e makinës nga janari i vitit të ardhshëm.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Ndërsa ata drejtues të mjeteve që nuk kanë realizuar shkelje do të përfitojnë ulje të siguracionit.
Gjatë raportimit në komisionin e ekonomisë drejtoresha e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Mimoza Kaçi tha se aplikimi i bonus-malus është një mundësi shumë e madhe për ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve.
“Nuk ekziston një model që i përshtatet çdo vendi.
Këto janë faktorë minimal që mund të konsiderohen por mund të zgjerohen më tej për çdo shoqëri.
Mund të mos jetë perfekte por është hap i madh, për të ndryshuar perceptimin e qytetarëve që të tregojnë kujdes në drejtimin e mjeteve, pasi që në 1 janar 2026 do të hyjë në zbatim dhe bonusi dhe malusi.
Nëse incidenca e dëmeve në nivel vendi është 3.8 do të thotë që 3.8% e drejtuesve do të penalizohen, ndërsa të tjerët do të marrin bonus, që do të luhatet”, tha Mimoza Kaçi, drejtoresha e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.
Në lidhje me sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmeti, Kaçi tha se është i domosdoshëm pasi vendi ynë ka risk të lartë.
“Është draftuar një ligj i cili është në konsultim ëhstë një nismë shumë e mirë ofron mbulim të banseave sipas një niveli të caktuar, qytetar mund të shtojnë dhe më shumë. Ky është një sigurim minimal”, tha Kaçi.
Brenda këtij viti drejtuesja e AMF tha se do të hidhet për Konsultim Publik, projektligji që do të lejojë përdorimin e kriptovalutave edhe në Shqipëri.
Mungesa e një ligji që rregullon këtë treg u ngrit si shqetësim disa ditë me parë edhe në Komisionin e Ligjeve.
Sipas të dhënave në vitin 2024 u sekuestruan nga Prokuroia e Posacme rreth 11 milionë euro kriptomonedha.