Vendimi i Kushtetueses, reagojnë studentët: Një fitore përpara protestës së 28 Nëntorit

DEKLARATE E STUDENTEVE PROTESTUES

Një fitore për studentët përpara protestës së 28 Nëntorit!

Sot, Gjykata Kushtetuese pezulloi gjobën për bllokimin e rrugëve gjatë protestave.

Më 26 nëntor, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me shumicë votash, pranoi pjesërisht kërkesën tonë për pezullimin e aktit normativ nr. 5, datë 28.10.2026, që ndryshoi ligjin „Për tubimet“. Gjykata pezulloi zbatimin e dispozitës që ndëshkon me gjobë çdo protestues që merr pjesë në bllokimin e një rruge gjatë tubimit. Gjykata vendosi gjithashtu ta shqyrtojë çështjen me përparësi.

Kërkesën e paraqitëm së bashku me Qendrën Res Publica, Komitetin Shqiptar të Helsinkit, Shoqatën Ornitologjike të Shqipërisë dhe EcoAlbania. Kemi kërkuar shfuqizimin e aktit në tërësi.

E mirëpresim këtë vendim dhe riafirmojmë se e drejta e protestës është themel i një shoqërie demokratike. Ky nuk është ende vendimi përfundimtar, por është konfirmim se shqetësimet që ngritëm janë serioze dhe meritojnë përgjigje.

Vendimi vjen dy ditë para 28 Nëntorit, kur shqiptarët do të mblidhen sërish në sheshe për Ditën e Pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, në Vlorë, liria u shpall para popullit të mbledhur. 114 vjet më vonë, e drejta për t’u mbledhur dhe për të folur lirshëm nuk duhet të varet nga leja e policisë, nga frika e gjobës apo nga vullneti i një kryeministri autokrat.

Më 28 Nëntor festojmë pavarësinë duke protestuar kundër autokracisë së Edi Ramës, për të fituar demokracinë që na është mohuar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top