Vendimi i GJK për Veliajn, Rama: Tirana nuk mund të jetë trup pa kokë

Kryeministri Edi Rama ka nisur episodin e radhës të podcastit “Flasim”, ku u ndal edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj.

Kreu i qeverisë paralajmëroi se nëse në Tiranë nuk zhvillohen zgjedhje deri në vitin 2027, atëherë vendi do të përballet me “një disporpocion të dyfishtë”, duke theksuar se kryeqyteti nuk mund të mbetet pa drejtues të zgjedhur.

“Ka disa rrjedhime logjike nga ky vendim që dua t’i rinënvizoj. Siç duket dhe nuk është hera e parë që duket për ata që duan të shohin, unë nuk i paskam kapur të gjitha pushtetet.

Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027 jemi përballë një disporporcioni të dyfishtë, mbajtja e tij në qeli në dëm të qytetarëve për t’u shërbyer nga i drejti. Së treti vjen logjikisht.

Më duket se është normale që Kushtetuesja kur të gjykojë masën ta lirojë dhe gjykimi të vijojë në liri. Çfarëdo është thënë, Tirana duhet drejtuar, nuk mund të jetë një trup ka kokë. Kryeqyteti ka nevojë për të zgjedhurin e vet në krye. Kush ka në dorë të ndihmojë në zgjidhjen e një ngërçi absurd, kryeqyteti s’mund të trajtohet si jetim. Ky është skandal në vetvete”, tha ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top