Vendimi/ Berisha merret në pyetje nga SPAK në 23 Janar

Shtyhet marrja në pyetje e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit, të cilët po hetohen në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

SPAK kërkoi që Malltezi të paraqitej sot për t’u marrë në pyetje, ndërsa ndodhet në masën ‘arrest shtëpie’, ndërsa Berisha do të duhej të paraqitej nesër.

Shkak i shtyrjes është bërë mosprezenca e avokatëve të tyre mbrojtës. Këta të fundit i kërkuan dje përmes një shkrese kërkuan shtyrjen e marrjes në pyetje.

SPAK ka thirrur Berishën që ta marrë në pyetje më 23 janar, ndërsa më 24 do të shqyrtohet çështja në Apel. Ndërkohë më 25 janar do të pyetet Jamarber Malltezi.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top