Partia Demokratike do të propozojë datën 24 Janar si ditën për të mbajtur protestën kombëtare. Pritet se do të vendosin mbi këtë propozim edhe partitë e tjera, nëse do të qëndrojnë në këtë datë apo do të vendosin për një tjetër.
Një ditë parë Kreu i Partisë Demokratike u shpreh se, është koha për të krijuar një front të gjerë opozitar që t’i jepet ‘goditja përfundimtare’ qeverisjes së kryeministrit Rama.
“Të gjitha partitë pa përjashtim do ftohen. Ne mendojmë se është koha për të krijuar një front të gjerë opozitar, në mënyrë që me shkallën më të lartë të përgjegjësisë, forcat politike opozitare të qëndrojnë në lartësinë e kërkesës së kësaj kohe, të bashkërendojnë të gjitha përpjekjet për t’i dhënë goditjen përfundimtare narko-regjimit të Edi Ramës. Janë të ftuara pa përjashtim të gjitha.”, tha Berisha.