Vendim historik i FIGC, futbollistët shqiptarë konsiderohen vendas: Asllani, Ismajli e të tjerët bëhen “italianë”

Një lajm i bujshëm ka mbërritur nga Italia. Duke nisur nga sezoni i ardhshëm asnjë futbollist shqiptar nuk do të konsiderohet ekstra komunitar. Federata Italiane e Futbollit (FIGC)ka mbajtur më datë 28 mars 2024 mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, i cili ka marrë disa vendime të rëndësishme. Një nga pikat e diskutuara në rendin e ditës ishte edhe ndryshimi i rregullave që lidhen me regjistrimin e futbollistëve ekstra komunitar për sezonin 2024-2025 në vendin fqinj.

Në lidhje me këtë çështje Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka vendosur që duke filluar nga sezoni i ardhshem t’i konsiderojë lojtarët shqiptarë si vendas dhe jo të huaj. Një lajm i jashtëzakonshëm për Asllanin, Ismajlin e të gjithë futbollistët shqiptarë që mund të luajnë në Italia, pa qenë nevioja të konkurrojnë me futbollistët amerikano-latinë apo afrikanë.

Lexo më tej: Video/ Asllani e Sanchez shembin Genoa, Inzaghi arratiset +15: “Goli i parë me Inter nuk harrohet kurrë”

Në lidhje me këtë ndryshim shumë të rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Itali dhe jo vetëm, FSHF dhe në veçanti Presidenti Armand Duka ka insistuar gjithmonë edhe në takimet me Presidentin e Federatës Italiane, Gabriele Gravina për të arritur një marrëveshje në lidhje me këtë çështje.

Ky vendimi do të ndikojë drejtpërdrejt në aktivizimin e talenteve shqiptarë për të konkurruar në mënyrë të barabartë në një nga kampionatet më të rëndësishme në botë.

https://twitter.com/FSHForg/status/1774006903397331031?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1774006903397331031%7Ctwgr%5E07b74186f0f3001b295057a700f2efa103e82a73%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flapsi.al%2F2024%2F03%2F30%2Fvendim-historik-i-figc-futbollistet-shqiptare-konsiderohen-vendas-asllani-ismajli-e-te-tjeret-behen-italiane%2F

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top