Vendi ynë do të përfshihet nga masat ajrore të qëndrueshme. Kjo do të sjellë që përgjatë gjithë 24 orëshit të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta. Kthjellimet më të dukshme do të jenë në pjesën e parë të ditës në ultësirën perëndimore. Ndërsa vranësirat pritet të theksohen gradualisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes në të gjithë territorin. Më të fokusuara ato parashikohet të jenë përgjatë gjithë shtrirjes Lindore të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes. Ato pritet të rriten lehtë në mesditë duke u luhatur nga -2°C deri në 18°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.