Vendi do ‘pushtohet’ nga temperaturat e larta

Moti do të jetë ditën e sotme me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore.

Temperaturat minimale do të luhaten 12-23 gradë, temperaturat maksimale parashikohen me 27 -33°C në veri, 31-36°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 10 – 15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4 – 5 ballë në det të hapur.

Gjatë gjithë kësaj jave priten temperatura shumë të larta. Pas një muaji Qershor të lagësht dhe reshje shiu, tabloja meteorologjike ndryshon totalisht jo vetëm për territorin e vendit tonë por edhe për një pjesë të madhe të kontinentit europian dhe kryesisht europën mesdhetare.

Për shkak të depërtimit të Anticiklonit Afrikan moti për të gjithë javën parashikohet me diell në të gjithë territorin si dhe rritje të ndjeshme të temperaturave si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës. Temperaturat në mesditë në zonat e ulta duke filluar nga dita e sotme pritet të arrijnë vlerat 36-37 gradë celcius ndërsa duke filluar nga dita e Mërkurë dhe kryesisht dita e Enjte dhe ajo e Premte vlera deri në 40-41 gradë celcius!

Vlen për tu theksuar se kjo pritet të jetë vala e parë e të nxehtit pasi për disa ditë, temperaturat pritet të jenë disa gradë më të larta mbi mesataren mujore klimatike të vendit tonë. Siç u përmend edhe më lartë e gjithë kjo situatë vjen si pasojë e depërtimit të Anticiklonit Afrikan i cili krijohet në gjërësitë gjeografike sub-tropikale duke sjellë me vete masat ajrore të nxehta nga shkretëtira e Saharasë.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top