Veliaj uron nga qelia: Do doja shumë të isha në Sheshin Skënderbej

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga qelia ka ndarë një mesazh urimi për festën e Pavarësisë, duke shpërndarë në rrjetet sociale edhe një video nga Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe nga Sheshi Skënderbej, i mbushur me flamuj kuqezi

Veliaj thotë se do të dëshironte që edhe këtë 28 Nëntor të ishte në shesh bashkë qytetarët për të ngritur simbolikisht flamurin kombëtar, për të nderuar ata që dhanë jetën për Shqipërinë.

“Gëzuar festat e 28-29 Nëntorit! Do të doja shumë që edhe këtë nëntor të isha në Sheshin Skënderbej, për të ngritur lart Flamurin Kuqezi dhe për të nderuar ata që dhanë jetën për Shqipërinë.

Çdo nëntor na kujton se liria nuk na është falur. Ajo është fituar me gjak, është mbrojtur me sakrifica dhe duhet ruajtur me guxim e dinjitet.

Amaneti i të parëve tanë nderohet duke mbrojtur lirinë dhe drejtësinë e duke ndërtuar një Shqipëri ku fëmijët tanë të jetojnë të lirë dhe krenarë që janë shqiptarë. Lavdi përjetë heronjve dhe dëshmorëve të atdheut! Gëzuar Pavarësinë! Gëzuar Çlirimin!”, shkruan Veliaj.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top