Pas numërimit të 673 kutive nga 941 që ka Tirana, kryebashkiaku aktual Erion Veliaj vijon të thellojë diferencën me kandidatët e tjerë. Erion Veliaj vijon të thellojë rezultatin e fitores në Tiranë ndërsa nga të dhënat e fundit ai ka 40 mijë vota më shumë se Këlliçi.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Më konkretisht, Veliaj deri në këto momente ka 111547 vota, ndërsa kundërshtari i tij ka 70833 vota.
Veliaj si drejtues politik i PS për qarkun Tiranë, ka fituar deri më tani dhe bashkitë Vorë, Kamëz dhe Rrogozhinë. Në vend të tretë deri në këto momente është Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë, ndërsa në vend të katërt Roland Bejko i PD-së.
