Pas numërimit të 673 kutive nga 941 që ka Tirana, kryebashkiaku aktual Erion Veliaj vijon të thellojë diferencën me kandidatët e tjerë. Erion Veliaj vijon të thellojë rezultatin e fitores në Tiranë ndërsa nga të dhënat e fundit ai ka 40 mijë vota më shumë se Këlliçi.
Më konkretisht, Veliaj deri në këto momente ka 111547 vota, ndërsa kundërshtari i tij ka 70833 vota.
Veliaj si drejtues politik i PS për qarkun Tiranë, ka fituar deri më tani dhe bashkitë Vorë, Kamëz dhe Rrogozhinë. Në vend të tretë deri në këto momente është Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë, ndërsa në vend të katërt Roland Bejko i PD-së.