Veliaj ofron pasuri për tu liruar nga burgu

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i është drejtuar me ankim Apelit të Posaçëm kundër vendimit të Shkallës së Parë të 1 shkurtit që u dha nga gjyqtarja Etleva Deda për vijimin e arrestit në burg ndaj tij.

Veliaj kërkon masë më të butë se arresti në burg, duke ofruar edhe garanci pasurore.

Apeli ka regjistruar kërkesën, duke caktuar edhe gjyqtaren Nertina Kosova për shqyrtimin e saj.

Kërkesa e Veliajt vjen menjëherë pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi kalimin në gjykim të dosjes në ngarkim të tij. Seanca në Apel do të zhvillohet më 24 shkurt.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top